Florian Binaj ka dalë kundër idesë së kryeminstrit Edi Rama i cili deklaroi se po studiohet mundësia që nga muaji tetor të zbatohet tradita e së dielës pa makina për të ndihmuar mjedisin.
“Nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si nje moment i përjavshëm kushtuar ajrit, familjeve, të moshuarve, fëmijëve, mjedisit”, tha kryeministri.
Aktori shprehet se nuk do t’i bindet këtij urdhëri nëse do merret si vendim, pasi sipas tij i shkel të drejtat.
“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele”, shkroi Florjani.(TemA)
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";