
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, i cili kishte planifikuar të takohej me homologun e tij austriak Alexander Shallenberg, anuloi vizitën në Austri pasi në institucionet shtetërore të vendit ishin vendosur flamujt izraelitë.
Ministria e Jashtme austriake përmes një deklarate njoftoi se takimi i sotëm është anuluar.
Advertisement
Mediat raportuan se vizita e Zarif-it u anulua sepse flamujt izraelitë ishin vendosur në institucionet shtetërore austriake.
Nga ana tjetër, katër protesta në mbështetje të Palestinës, e cila ndodhet nën sulmet izraelite, që ishin planifikuar të mbaheshin në Vjenë, u anuluan pasi policia për arsye sigurie nuk lejoi tubimet.
Advertisement