Qeveria franceze ka pezullua ligjin e ri të sigurisë , i cili ndalonte publikimin e të dhënave dhe filmimeve të policisë në detyrë .
Në një përpjekje për të qetësuar kritikat që kane shkaktuar protesta në të gjithë vendin, kreu i partisë së presidentit Emmanuel Macron, Christophe Castaner, u shpreh se ligji do të rishikohet.
CHRISTOPHE CASTANER
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Projekt-ligji do të rishkruhet plotësisht dhe një version i ri do të paraqitet. Ne e pranojmë që ka dyshime, disa njerëz besojnë se e drejta për informim është nën kërcënim. Projekt-ligji nuk është kuptuar nga të gjithë dhe kishte dyshime midis gazetarëve, francezëve dhe madje edhe nga vete mazhoranca. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme ta sqarojmë atë.”
Projekt-ligji u prit me protesta në të gjithë vendin, të cilat u nxiten nga mbrojtës të lirisë së shtypit dhe aktivistë të të drejtave civile.
Po zemërimi i qytetarëve u shtua pas publikimit të një videoje në media, ku trupat e policisë shfaqeshin duke rrahur një person me ngjyrë.
Drafti i propozuar ishte pjesërisht një përgjigje ndaj kërkesave të bëra nga sindikatat e policisë që kërkuan një mbrojtje më të madhe për oficerët.