Fitojnë protestuesit në Francë, ligji i policisë do rishikohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitojnë protestuesit në Francë, ligji i policisë do rishikohet

Qeveria franceze ka pezullua ligjin e ri të sigurisë , i cili ndalonte publikimin e të dhënave dhe filmimeve të policisë në detyrë .

Në një përpjekje për të qetësuar kritikat që kane shkaktuar protesta në të gjithë vendin, kreu i partisë së presidentit Emmanuel Macron,  Christophe Castaner, u shpreh se ligji do të rishikohet.

 

CHRISTOPHE CASTANER

Advertisement

“Projekt-ligji do të rishkruhet plotësisht dhe një version i ri do të paraqitet. Ne e pranojmë që ka dyshime, disa njerëz besojnë se e drejta për informim është nën kërcënim. Projekt-ligji nuk është kuptuar nga të gjithë dhe kishte dyshime midis gazetarëve, francezëve dhe madje edhe nga vete mazhoranca. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme ta sqarojmë atë.”

 

Projekt-ligji u prit me protesta në të gjithë vendin, të cilat u nxiten nga mbrojtës të lirisë së shtypit dhe aktivistë të të drejtave civile.

 

Advertisement

Po zemërimi i qytetarëve u shtua pas publikimit të një videoje në media, ku trupat e policisë shfaqeshin duke rrahur një person me ngjyrë.

 

Drafti i propozuar ishte pjesërisht një përgjigje ndaj kërkesave të bëra nga sindikatat e policisë që kërkuan një mbrojtje më të madhe për oficerët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy