Finlanda do të mbyllë 4 nga 9 pikat e saj kufitare me Rusinë nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën, duke akuzuar Moskën se i lejon migrantët e parregullt të kalojnë kufirin midis dy vendeve

 

“Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e vendkalimeve kufitare Vaalima, Nuiyama, Imatra dhe Niirala në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë”, tha Ministrja e Brendshme, Marie Radtanen në një konferencë për shtyp.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria finlandeze kishte paralajmëruar të martën se po shqyrtonte mbylljen e kufirit me Rusinë, duke shprehur dyshime se Moska po përpiqej të destabilizonte vendin, i cili u bashkua me NATO-n në prill.

 

“Ne jemi të përgatitur për veprime dashakeqe nga ana e Rusisë, kështu që situata nuk është befasuese,” tha kryeministri finlandez, Petri Orpo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finlanda njoftoi në fund të  vitit 2022  një plan për të ndërtuar një gardh përgjatë 200 kilometrave të kufirit të saj me Rusinë.