Ky është vetëm një fragment nga festa e çmendur dhe nata e paharruar e italianëve për shpalljen kampione Europe në futboll. Një sukses që ka bërë bashkë një komb të tërë, më të goditurin nga pandemia e Covid 19, që e shfrytëzoi arritjen e përfaqësuesimit si një element të çmuar krenarie dhe gëzimi në sytë e një Europe në fakt që thuajse e braktisi në ditët e veta më të vështira.

 

Sheshet në qytetet më të mëdha, shpërthyen nga gëzimi kur Donaruma me pritjen e fundit, i dha Italisë kampionatin e dytë europian në histori, ndonëse për fat të keq, nuk munguan edhe incidentet me të paktën 15 të plagosur, 3 nga të cilët në gjendje të rëndë…

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për anglezët kjo ishte si një goditje me thikë drejt e në zemër, një dramë sportive që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kishin pritur 55 vite për të luajtur një finale të madhe, pas të parës dhe te vetmes në Botërorin e 1966. Mirëpo dështuan, ndoshta edhe si një boomerang i një feste të parakohshme që kishte nisur në rrugët e Londrës, dhe anti sportivitetit brenda fushës, ku vërshëllyen fituesit dhe refuzuan të merrnin medaljet. Më pas lënduan tifozët italianë në rrugët e Londrës dhe shkuan edhe më tej duke thurur kore raciste për lojtarët e tyre me ngjyrë që humbën penalltitë. Një sjellje dënuar fort nga kryeministri Boris Johnson.

 

Ndërkohë sa i takon protagonistëve, tek anglezët sikurse është normale zhgënjim i madh, me teknikun Saouthgate që u shpreh se kjo është një humbje që djeg shumë e se ai mbante përsipër fajet e zgjedhjes së lojtarëve që goditën penalltitë. Nga ana tjetër italianët mbërritën mengjesin e së hënës në Romë, me kupën në duar sikurse kishin premtuar, të përshendetur nga e gjithë Europa sportive, mediat e mëdha dhe aktorët futbollistikë të cilët kanë vlerësuar atë që “Azzurrët” shënuan në historine e këtij europiani…

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";