
Një person i armatosur në Kolorado ka hapur zjarr në një festë ditëlindjeje, duke vrarë gjashtë persona dhe më pas edhe veten e tij.
Motivet e sulmit nuk dihen ende. Viktimat ishin kryesisht të rritur. Mirëpo, kishte edhe fëmijë që po qëndronin në një rimorkio aty pranë. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Advertisement
Festa po mbahej në një shtëpi, ndërsa autori dyshohet se ishte i dashuri i një prej vajzave që ndërroi jetë nga të shtënat.
Policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Advertisement