Festa me fishekzjarre kthehet në tragjedi, vdes 13-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festa me fishekzjarre kthehet në tragjedi, vdes 13-vjeçari

Një ngjarje tragjike u shënua në Asti të Italisë, teksa ndërroheshin vitet. Mediat italiane raportojnë se një 13-vjeçar vdiq pak pas mesnate nga dëmtimet në bark, që ju shkaktuan nga një fishekzjarr.

 

Të paktën kjo është ajo që raportohet deri tani zyrtarisht, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ai të jetë qëlluar me armë zjarri. I mituri u dërgua menjëherë në spital, por mjekët nuk bënë dot gjë për t’i shpëtuar jetën, pas arrestit kardiak që pësoi.

 

Advertisement

Për të riun do të bëhet autopsia. Sipas mediave fqinjve, në Itali u plagosën 79 qytetarë dhe 23 u shtruan në spital gjatë festimeve për Vitin e Ri.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy