Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në Francë

Një person hapi zjarr në festën e ditëlindjes së fqinjëve të tij në një fshat në Francën qendrore të shtunën mbrëma, duke vrarë tre persona përpara se të vriste veten.

Policia po përpiqet të zbulojë arsyet e kësaj tragjedie që ndodhi në Beaucelles, një komunitet në perëndim të Vichy, gjatë një feste familjare për ditëlindjen e një 20-vjeçari.

Rreth orës 21:30, një fqinj i cili nuk ishte i ftuar në festë u shfaq në rrugicën që lidh shtëpinë e tij me shtëpinë e familjes dhe hapi zjarr, tha prokurori i Mullen, Zeroch Pick.

Nga të shtënat me armë mbetën të vrarë 20-vjeçari, babai i tij dhe një mysafir, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën. Rreth 15 mysafirë të ftuar, dëshmitarë okularë të vrasjes, kishin nevojë për mbështetje psikologjike.

Advertisement

Të plagosurit po trajtohen në Vichy dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Michel Marian, kryebashkiaku i komunitetit Espinas-Vozel, një qytet me 1000 banorë, tha se të gjithë ishin të shokuar, por nuk i dinte arsyet që çuan në tragjedi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy