Një pjesë e madhe e fermerëve italianë që marrin pjesë në mobilizimet e javëve të fundit, po mblidhen në zona të ndryshme të vendit, me destinacion kryeqytetin italian. Sipas asaj që bëhet e ditur, ata pritet që brenda ditës së nesërme të mbërrijnë pranë Romës dhe nëse u jepet leja përkatëse, të premten do të vijojnë me një demonstratë në qytetin e përjetshëm.

“Takimet e deritanishme me policinë dhe zyrtarët e prefekturës kanë qenë pozitive. Ne duam të demonstrojmë kundër politikës evropiane dhe kërkojmë mbështetjen e qeverisë Meloni. Shumëkombëshet nuk duhet të favorizohen, në kurriz të prodhimit tonë”, thanë përfaqësuesit e protestuesve.

Mbetet për t’u parë nëse mobilizimi në kryeqytetin italian do të bëhet si një marshim ku fermerët do të marrin pjesë me traktorët dhe kamionët e tyre.

“Roma, ku do të demonstrojmë, është bashkia më e madhe në Evropë, për sa i përket prodhimit bujqësor. Apelet tona nuk duhen anashkaluar, duke filluar nga nevoja për të miratuar, por edhe për të ruajtur një sërë përjashtimesh tatimore”, shtuan fermerët italianë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";