Fëmijët gjermanë, jo aq të kënaqur sa ata të vendeve fqinje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët gjermanë, jo aq të kënaqur sa ata të vendeve fqinje

Fëmijët në Gjermani nuk janë aq të kënaqur me jetën e tyre sa homologët e tyre në shtetet tjera të industrializuara, është thënë në raportin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, transmeton dpa.

Në studim është thënë se 75 për qind e vajzave dhe djemve në Gjermani kanë thënë se janë shumë të kënaqur me jetën e tyre.

Mirëpo këtë përgjigjje në Holandë e kanë dhënë 90 për qind e fëmijëve, në Zvicër 82 për qind, derisa në Francë 80 për qind.

Shifrat më të ulëta janë regjistruar në Turqi 53 për qind, e përcjellë nga Japonia dhe Britania.

Advertisement

“Në njërën anë, 75 për qind është vlerë e mirë, mirëpo mund ta shohim edhe kështu: Çdo i katërti fëmijë nuk është shumë i kënaqur. Dhe kjo nuk është gjë e mirë për krahasim ndërkombëtar”, ka thënë Rudi Tarneden, zëdhënës për UNICEF-in në Gjermani.

Ai ka shtuar se fakti që prindërit e shumë fëmijëve gjermanë janë më të shqetësuar në krahasim me prindërit në vendet me performancë më të mirë, ka qenë faktor në këtë rezultat.

“Nëse të rinjtë kanë më pak vetëbesim, kjo gjë reflektohet në qasjen e fëmijëve”, ka thënë mes tjerash ai./ REL

The post Fëmijët gjermanë, jo aq të kënaqur sa ata të vendeve fqinje appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy