Fëmijët dhe Covid-19, SHBA shqyrton vaksinimin e tyre këtë vjeshtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët dhe Covid-19, SHBA shqyrton vaksinimin e tyre këtë vjeshtë

“Kemi raste nga të gjitha grupmoshat. Foshnje, fëmijë shumë të vegjël, në shkolla dhe adoleshentë të pavaksinuar”, shprehet mjeku nga Teksasi, James Versalovic.

Ekspertët mjekësor thonë se diagnostikimi i hershëm është thelbësor, po ashtu dhe parandalimi.

“Përdorni maska dhe masa të tjera për t’i ruajtur fëmijët dhe siguroni prindërit që ndihma po vjen”, shtoi James.

Ish komisioneri i FDA, Scott Gottlieb, është në bordin e Pfizer dhe Bersalovic po ndihmon me testimin te fëmijët. “Mund të kemi një vaksinë për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç deri për Halloëeen”, tha Scott Gottloeb, ish komisioner i FDA.

Advertisement

Ndërkohë, FDA e ka bërë të qartë që prindërit duhet të presin autorizimin zyrtar duke theksuar se “fëmijët nuk janë të rritur të vegjël” dhe “dozat e vaksinës që po studiohen për fëmijët nuk janë të njëjta me ato që janë aprovuar për grupmoshat e tjera.

Aktualisht, FDA thotë se testet klinike janë duke u zhvilluar, por sapo të përfundojnë do të punojnë me prodhuesit për të analizuar të dhënat.

Më pas firmat mund të aplikojnë për përdorim emergjent. Pas saj, FDA do të vlerësojë benefitet dhe rreziqet. Një proces që përfundon për pak javë dhe përballë Deltës, çdo ditë ka rëndësi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy