Fauci: Varianti “Omicron” mund të shmangë mbrojtjen imunitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fauci: Varianti “Omicron” mund të shmangë mbrojtjen imunitare

Imunologu i njohur amerikan, Dr. Anthony Fauci , paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit, Omicron është lehtësisht i transmetueshëm dhe mund të shmangë imunitetin e siguruar nga vaksinat.

Zbulimi i Omicron ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën lidhur me faktin se sa rezistent mund të jetë ky variant i ri ndaj vaksinave. Mutacioni ka ngjallur frikën se pandemia gati dyvjeçare e Covid-19 mund të jetë për një kohë të gjatë pranë nesh.

I zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, lloji i ri është identifikuar në Britaninë e Madhe , Gjermani, Itali, Holandë, Danimarkë, Belgjikë, Botsvanë, Izrael, Australi dhe Hong Kong.

Sipas Faucit SHBA-ja mund të përballet me një valë të pestë për shkak të Omicron. Dhe për këtë arsye ai u bëri thirrje të gjithë personave që nuk janë vaksinuar të vaksinohen. Varianti duket se ka një numër të lartë mutacionesh, rreth 30, e cila mund të ndikojë tek lehtësia me të cilën Omicron përhapet tek njerëzit.

Advertisement

Sipas Qendrës  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve varianit i ri ende nuk ka mbërritur në SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy