Varianti “Omicron, ka një shkallë të lartë transmetueshmërie më shumë se çdo mutacion tjetër i Covid. Ky variant do t’i infektojë pothuajse të gjithë. Kështu thotë eksperti amerikan për sëmundjet infektive Anthony Fauci, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në menaxhimin e urgjencës Covid.
“Të vaksinuarit dhe ata që marrin dozën e tretë do të ekspozohen” ndaj variantit, shpjegon Fauci, dhe shumë prej tyre “ndoshta do të infektohen, por, me shumë mundësi, nuk do të përfundojnë në spital dhe nuk do të vdesin”, ka theksuar ai.
Komentet e Fauci erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse pandemia ka hyrë në një fazë të re.
Kjo do të vijë kur të ketë mbrojtje të mjaftueshme në komunitet dhe ilaçe për të trajtuar lehtësisht Covid-19 të rëndë, tha ai, duke shtuar, “Ne mund të jemi në prag të kësaj tani.”