Fauci: SHBA nis javën tjetër injektimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fauci: SHBA nis javën tjetër injektimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, deklaroi se në SHBA injektimi i dozës së tretë të vaksinave anti-Covid mund të nisë që javën e ardhshme.

Fauci shprehet se doza e tretë doza e tretë duhet t’u jepet të gjithë të vaksinuarve me dy doza, jo vetëm për kategoritë e rrezikuara, siç rekomandoi pak javë më parë Autoritetit të Barnave FDA.

Fauci iu referua studimeve izraelite, ku dozat e treta po injektohen prej Gushtit, që flasin për rënie të ndjeshme të infektimeve mes personave që e kanë marrë.

Italia dhe Austria janë vendet e radhës që do të nisin injektimin e dozës së tretë nga Tetori, duke u përqendruar fillimisht tek të moshuarit dhe kategoritë më të dobëta të popullsisë.

Advertisement

Hungaria është vendi i parë i Bashkimit Europian, që nisi injektimin e dozave të treta nga Gushti, ndërsa edhe vende të tjera si Çekia, Belgjika e Spanja kanë nisur ta aplikojnë po tek kategoritë e rrezikuara të popullsisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy