Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania Trump janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pas katër vjetësh. Trump është presidenti i parë i cili pas 152 vjetësh nuk merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli u shpreh se Trump nuk ishte e keqja e Amerikës. Tezat e tij, thotë ai, mbeten aty për tu zgjidhur.
“Trump është një fenomen me difektet e veta, por që është mbështetur masivisht. U bë dhe president dhe u mbështet masivisht, megjithëse ka pasur kundër çdokënd.
Kur thuhet se shpëtuam nga e keqja sot në Amerikë, më duket pak naivitet dhe pak gjuajtje shtrigash. Çështjet që nuk janë zgjidhur, janë atje. Sepse nuk kemi radikalitet dhe të djathtë, por ke dhe ANTIFA në krahun tjetër. Në Capitol pamë disa nga atë ANTIFA-s, ku dukej se populli po shpërthente Capitolin. E kemi problem të madh. Kjo nuk u zgjidh se iku Trumpi dhe shpëtuam.”