“Fantazma e Kievit”, është nofka që po bën xhiron nëpër rrjete sociale dhe i referohet një pilot ukrainas, i cili dyshohet se rrëzoi gjashtë avionë rusë në ditën e parë të pushtimit.

Shumë prej postimeve të “Fantazmës së Kievit” japin pamjet e asaj që duket të jetë një avion MIG-29, i njohur sipas skemës së emërtimit të NATO-s si “Fulcrum”.

“Fantazma e Kievit” vlerësohet si “As”

Sipas një postimi, i cili ka marrë bujë, “Fantazma e Kievit” ka rrëzuar dy avionë rus SU-35, një SU-27, një MIG-29 dhe dy SU-25.

Sipas konventave përgjithësisht të njohura për emërtimin e luftës ajrore, çdo pilot që ia del të rrëzojë apo shkatërrojë pesë avionë armik njihet si “Asi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me gjashtë vrasje në një ditë, “Fantazma e Kievit” u bë kategoria “As”, që ditën e parë të luftimeve.

A është e vërtetë “Fantazma e Kievit”?

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim se “Fantazma e Kievit” ekziston vërtet. Ajo që dihet është se forcat e mbrojtjes ukrainase kanë thënë se shtatë avionë rusë janë rrëzuar gjatë konfliktit të së enjtes.

Gjithsesi, duket e pamundur sikur një pilot të rrëzojë gjashtë avionë duke pasur parasysh se luftimet janë zhvilluar në një numër të ndryshëm zonash beteje në të gjithë vendin.

Ajo që nuk mund të mohohet, megjithatë, është se ideja e “Fantazmës së Kievit” ka mbërthyer përdoruesit e mediave sociale, veçanërisht mbështetësit e vendosur të Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndoshta Fantazma e Kievit është thjesht një fantazi, por për popullin e Ukrainës, ai ose ajo është një hero, në të cilin duan të besojnë.