Një familjeje australiane ju kërkua të zgjidhte një mes katër fëmijëve për t’i thënë lamtumirë babait në spital. E gjitha kjo për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria prej koronavirusit. Babai Mark Keans, 39 vjeç, ka kancer të pashërueshëm në trur dhe mushkëritë e tij, por vetëm një nga katër fëmijët e tij, të gjithë nën moshën 13 vjeç, lejohen të kalojnë kufirin në Queensland për t’i dhënë lamtumirëm.
Për ta zgjidhur këtë, është kërkuar ndërhyrja e kryeministrit që të gjithë të vegjlit të kenë mundësinë ta takojnë për herë të fundit të atin.
Gjyshi i tyre Bruce Langborne shprehet se fëmijët janë shumë të dëshpëruar për ta parë babanë.
“Ata na thanë se ishim egoistë – dhe ne nuk po merrnim parasysh pacientët e tjerë me kancer. Por unë nuk kam asnjë ide sesi mund të zgjedhësh se cili fëmijë do të shkojë. Na vjen të përplasim kokën pas muri”, tha ai.
Një prej deputetëve, ka kundërshtuar dhe kritikuar vendimin e kryeministrit. Ai u shpreh i tmerruar nga gjithë kjo histori.
The post Familjes i kërkohet të zgjedhë një nga katër fëmijët për t’i dhënë lamtumirën babait në spital appeared first on Vizion Plus.