Qëndrimi i gjatë në opozitë i Sali Berishës duket se ka ndikuar në uljen të ardhurave vjetore dhe në varfërimin e së bijës, Argitës. Nëse gjatë periudhës kur ishte në pushtet Berisha, konkretisht në vitin 2010, Argita deklaronte rreth 70 mijë USD të ardhura vetëm nga mësimdhënie në fakultete private, në vitin 2019, nga deklarata e pasurisë së siguruar ekskluzivisht nga Report TV, rezulton se Argita Berisha ka deklaruar vetëm 306 880 lekë të ardhura nga mësimdhënie nga fakultetet private. Gjithashtu, nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Argita deklaronte çdo vit rreth 10 mijë USD pagë vjetore. Në vitin 2019, deklaron vetëm 199 652 lekë. Pas largimit të babait nga pushteti, duket se fakultetet nuk kanë më nevojë për ‘dijet’ juridike të Argitës.
Pas daljes se Berishës në opozitë, vihet re një rënien e çuditshme dhe drastike e të ardhurave të Argitës edhe nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2011, në kulmin e pushtetit të Berishës, Argita Berisha (Malltezi) deklaronte 26 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e tre apartamenteve. Tetë vite më vonë, në vitin 2019, Argita deklaron 9 100 euro të ardhura nga qiratë. Me kalimin e viteve, vlera e pasurive të paluajtshme rritet dhe rrjedhimisht të ardhurat e Argitës nga qiratë duhet të ishin shtuar, por ka ndodhur e kundërta.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe sa i takon të ardhurave të deklaruara nga Argita nga ekspertiza e saj, aktiviteti tregtar dhe avokatia. Në vitin 2008, Argita deklaronte rreth 50 milionë lekë të vjetra të ardhura nga aktiviteti i avokatisë. Kur ishte Berisha në pushtet ajo ishte porta kryesore e investitorëve të huaj. Madje, një biznesmen me origjinë pakistaneze Zafar Ansar e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si tarifë suksesi, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria.
Ndërkaq, në vitin 2019, Argita deklaron zero lekë nga ekspertiza e saj dhe avokatia. Nëse më parë llogaritë bankare të Argitës lëviznin me dhjetëra mijëra dollarë, ku për shkak të të ardhurave vetëm në vitin 2012 ka blerë makinë me vlerë 85 mijë euro, në vitin 2019 llogaritë e së bijës së ish-kryeministrit Berisha kanë ndryshuar me këto vlera: + 31 lekë, – 300 lekë, – 2 euro, – 5 USD, – 3 euro, – 1 400 lekë, + 544 632 lekë, + 25 euro dhe + 8 052 euro.
Megjithatë, fati po i buzëqesh dhëndrit të Berishës, bashkeshortit te Argites, Jamarbër Malltezit, pasuria e të cilit mbetet e rrethuar me shumë mister, paradokse dhe pikëpyetje. Nga 6.3 metra tokë tek ish-kompleksi Partizani në Tiranë që ka përfituar si trashëgimtar në vitin 2007, Jamarbër Malltezi befas ëshë bërë aksionet me 35 % të aksioneve të kompanisë që po ndërton 17 pallate në një sipërfaqe 28.000 metra katrore tek ish-kompleksi Partizani ne kompleksin Magnet. Sipas dokumenteve, Jamarbër Malltezi i ka blerë aksionet që në 23 janar të vitit 2014, por janë deklaruar në QKB vetëm në dhjetor të 2018. Si bë pronar me 35 % të 17 pallateve, këtë mund ta zbulojë vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
( Report Tv)