Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, nuk ka “aspak dëshirë të tërhiqet nga Evropa”.

Kështu ka deklaruar vetë kompania në një postim në faqen zyrtare pas raportimeve mediatike se kishte “kërcënuar” të tërhiqte platformat e saj Facebook dhe Instagram nga kontinenti.

Kjo me pretendimin e pasigurisë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të bien dakord për të zëvendësuar një marrëveshje të anuluar të privatësisë transatlantike.

Mirëpo, ky “kërcënim” i supozuar erdhi nga Meta në formën e një zbulimi që ka bërë kompania në raportin e saj të fundit të të ardhurave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I publikuar javën e kaluar, dokumenti vinte në pah se kompania “ka gjasa të mos jetë në gjendje të ofrojë një numër të produkteve dhe shërbimeve më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in në Evropë”.

Gjithmonë nëse SHBA-të dhe Bashkimi Evropian nuk ratifikojnë një marrëveshje të re për transferimin e të dhënave dhe se kompania nuk mund të varej nga mekanizmat e tjerë ekzistues.

Edhe në të kaluarën, kompania ka lëshuar paralajmërime të ngjashme, por e ka bërë këtë pa përmendur specifikisht dy aplikacionet.

Siç ka ravijëzuar edhe vetë kompania, nuk është i vetmi biznes që përballet me pasiguri nëse zyrtarët mund të bien dakord për një zëvendësues. Të paktën 70 kompani të tjera kanë shprehur shqetësime të ngjashme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duam të shohim të drejtat themelore të përdoruesve të BE-së të mbrojtura dhe duam që interneti të vazhdojë të funksionojë ashtu siç ishte synuar: në përputhje me ligjet në fuqi, por jo i kufizuar nga kufijtë kombëtarë”, ka thënë kompania.

Ligjvënësit evropianë, në pjesën më të madhe dukej se e mirëpritën perspektivën e largimit të Meta-s nga tregu i BE-së.

“Mund të konfirmoj se jeta është shumë e mirë pa Facebook dhe se do të jetonim shumë mirë pa të”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

“Gjigantët digjitalë duhet të kuptojnë se kontinenti evropian do të rezistojë dhe do të afirmojë sovranitetin e tij”, ka vijuar ai idenë e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";