Facebook tha se ka ndërprerë një bisedë online në faqen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për, siç tha, shkelje të politikave të rrjetit social.

Postimi u kërkoi ndjekësve të ofrojnë detaje të miqve dhe të afërmve të tyre, të moshës 60 vjeç e lart, të cilët nuk e kanë marrë ende vaksinën kundër koronavirusit.

Në të thuhej se Netanyahu mund t’i thërrasë për t’i bindur ata.

Facebook tha se kërkesa e tillë shkel politikën në lidhje me të dhënat private mjekësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në përputhje me politikën tonë të privatësisë, ne nuk lejojmë përmbajtje që ndan ose kërkon informacione mjekësore të njerëzve”, tha Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që llogaria e Netanyahut në Facebook ka probleme me shkelje të rregullave.

Në prag dhe gjatë zgjedhjeve të shtatorit 2017, biseda online e Netanyahut është pezulluar dy herë – herën e parë për gjuhë të urrejtjes, pasi, sipas Facebook-ut, ka pasur mesazhe si: “Arabët që duan të na shkatërrojnë të gjithëve”, dhe herën e dytë për shkelje të ligjit lokal zgjedhor, pas publikimit të sondazheve derisa votimi ishte ende në proces.

Polemikat e fundit vijnë në kohën kur Izraeli, me programin më të shpejtë në botë të vaksinimit kundër koronavirusit, e ka shtrirë atë te moshat 16 deri në 18 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka thënë se më shumë se një e katërta e popullsisë izraelite – prej 9 milionë banorësh – ka marrë së paku një dozë të vaksinës Pfizer që nga 19 dhjetori./ REL