Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë herë më i madh se forca e gravitetit. Vetëm trajnimi i mirë i trupit dhe veshja e pantallonave speciale që ushtrojnë presion mbi gjakun e këmbëve, të ndihmojnë të ruash vetëdijen. Njeriu rrallë udhëton me shpejtësi 900 km në orë.
“Shpejtësia të merr frymën”. Kështu thotë ish-piloti i forcave ajrore gjermane, Joachim Vergin, kur tregon se çfarë ndjen njeriu kur fluturon me një avion luftarak.
Ajo çfarë ndjen mund të krahasohet me ndjenjën që ke kur hipën në roller coaster, por nuk është tamam ashtu, sepse forcat e avionit janë dy herë më të forta. Përveç kësaj, gjatë një beteje në ajër duhen vënë në lëvizje sistemet e shumta të armëve. Për të luftuar, për t’u shmangur, për t’u mbrojtur. Në raste serioze lufta është për jetë a vdekje, dhe avioni fluturon shpesh me shpejtësinë e zërit.
Motor me presion të lartë
Aktualisht janë duke u zhvilluar diskutime nëse duhen plotësuar kërkesat e Ukrainës për avionët luftarakë si F-16 ose MiG-29. Për herë të parë avionët luftarakë janë përdorur në Evropë në Luftën e Dytë Botërore. Me motorin reaktiv që kanë avionët luftarakë, ata fluturonin me shpejtësi shumë më të madhe se avionët me helikë, që ishin përdorur deri në atë kohë.
Motori reaktiv funksion kështu: në pjesën e përparme ajri thithet nga motori dhe shtypet për të arritur presion të lartë. Në ajrin e ngjeshur sprucohet lënda djegëse dhe vihet shkëndija. Kështu ajri del me “presion shumë të lartë” nga motori, shpjegon dr. Robert Kluge, ekspert për fluturimet ajrore në Muzeun Gjerman të Teknikës. Ky ajër ushtron presion mbi rezistencën që bëhet nga pista e nisjes ose ajri që e rrethon dhe i jep kështu shpejtësinë avionit.
Sulme avionësh nga ajri
Avionët luftarakë mund të qëllojnë objektiva si në ajër edhe në tokë. Për të zhvilluar luftime në ajër avioni mund të pajiset me raketa ajër-ajër, të cilat qëllohen gjatë fluturimit duke goditur po ashtu një objektiv që ndodhet në fluturim. Për të sulmuar objektivat që ndodhen në tokë avioni pajiset me raketa ajër-tokë ose hedh bomba të thjeshta, që bien mbi tokë duke zbatuar “ligjet e fizikës” për rënien e lirë, thotë Leonhard Houben, historian dhe bashkëpunëtor i lirë në Muzeumin e Historisë Ushtarake, në Gatow të Berlinit.
Motori reaktiv funksion kështu: në pjesën e përparme ajri thithet nga motori dhe shtypet për të arritur presion të lartë. Në ajrin e ngjeshur sprucohet lënda djegëse dhe vihet shkëndija. Kështu ajri del me “presion shumë të lartë” nga motori, shpjegon dr. Robert Kluge, ekspert për fluturimet ajrore në Muzeun Gjerman të Teknikës. Ky ajër ushtron presion mbi rezistencën që bëhet nga pista e nisjes ose ajri që e rrethon dhe i jep kështu shpejtësinë avionit.
Sulme avionësh nga ajri
Avionët luftarakë mund të qëllojnë objektiva si në ajër edhe në tokë. Për të zhvilluar luftime në ajër avioni mund të pajiset me raketa ajër-ajër, të cilat qëllohen gjatë fluturimit duke goditur po ashtu një objektiv që ndodhet në fluturim. Për të sulmuar objektivat që ndodhen në tokë avioni pajiset me raketa ajër-tokë ose hedh bomba të thjeshta, që bien mbi tokë duke zbatuar “ligjet e fizikës” për rënien e lirë, thotë Leonhard Houben, historian dhe bashkëpunëtor i lirë në Muzeumin e Historisë Ushtarake, në Gatow të Berlinit.
Houben thotë se “F-16, që është ndërtuar 20 vjet më parë ka aftësi të njëjta me avionët rusë që janë ndërtuar mbase tre ose katër vjet më parë”. Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin se në vitet 1990-të zhvillimi i teknikës së avionëve luftarakë në Rusi u ngadalësua dhe shumë talente kanë emigruar dhe janë larguar nga Rusia.
Më shumë sistem armësh se armë
Krahas teknikës vendimtar për një avion luftarak është dhe armatimi. Pa armatimin, avioni luftarak është “vetëm një karabina, si një zjarrfikëse pa shkallët e larta”, thotë Robert Kluge nga Muzeumi Gjerman i Teknikës. Ashtu si ekspertë të tjerë edhe ai është i sigurt se nëse avionët luftarakë do të dërgohen tani në Ukrainë, ata do të jenë pajisur me armë moderne.
Ukraina mund t’i përdorë këta avionë për të siguruar hapësirën e vet ajrore. Sepse ndryshe nga raketat tokësore, që qëllohen nga sisteme ajrore që mbështeten në tokë, avionët luftarakë janë shumë mobil, janë në gjendje kështu të sigurojnë një sipërfaqe të madhe dhe janë në gjendje të qëllojnë me raketa moderne ajër- ajër, objektivat e lëvizshëm që ndodhen në ajër.
Leonhard Houben mendon se nuk është e mundshme që të zhvillohen beteja luftarake në ajër midis avionëve luftarakë rusë dhe atyre ukrainas, si ato që zhvillohen në filmat e Hollivudit. Avionët luftarakë do të luftonin ditëve të sotme më shumë me raketa që ndodhen jashtë rrezes së tyre të veprimit.
Njësoj si tek tanket luftarake shpesh vlen që kush qëllon i pari dhe godet objektivin, ai fiton. Raketat moderne ajër- ajër, kur goditen një herë i afrohen objektivit dhe aktivizohen vetëm pak para përplasjes me radarin, të cilit i shfaqen në rrezen e shikimit. Atëherë shpesh është shumë vonë për t’u shmangur. Kjo gjë nuk ka të bëjë me manovra të shpejta, breshëri me mitraloz dhe me Hollivudin.
Shkollimi i pilotëve zgjat me vite
Megjithatë piloti i avionit luftarak duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të luftojë edhe kur i ka goditur të gjitha raketat. Kjo do të thotë se ata duhet të zotërojnë aftësitë të shumta që të funksionojnë në kushte ekstreme. Për këtë arsye pilotët nuk shkollohen me sot për nesër. Për pilotët gjermanë të avionëve Eurofighter, shkollimi zgjat pesë deri gjashtë vjet dhe kushton pesë milionë euro për pilot.
Ish-piloti Joachim Vergin tregon se në fluturimin e parë me një avion luftarak, një nga motorët u shua. Megjithëse kishte frikë, falë stërvitjeve të shumta ai e dinte mirë çfarë duhej bërë, prandaj nuk e humbi qetësinë dhe e uli avionin të sigurt.
Megjithatë shpesh një pilot mëson të fluturojë vetëm një lloj të caktuar avioni dhe mësimi i një avioni tjetër është i kushtueshëm. Kur Vergin kaloi nga avionët luftarakë Phantom në ato Tornado, shkollimi zgjati shtatë muaj.
Të gjithë ekspertët shohin tek kjo pikë një sfidë të madhe për pilotët ukrainas. Të gjitha manualet, të gjitha butonat e avionëve luftarakë të NATO-s janë në gjuhën angleze. Prandaj nuk është e lehtë kur piloti njeh vetëm shkrimin cirilik. Përveç kësaj të gjitha të dhënat janë në milje dhe feet, jo në metra e kilometra. Pilotët e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik e mësonin fluturimin me të dhëna metrike.
Miti i avionëve luftarakë
Avionët luftarakë në luftë janë shumë më tepër se sa shuma e aftësive të tyre teknike. Kështu thotë Robert Kluge kur flet për avionin si “mit”, sepse ndryshe nga njeriu, avioni lëviz edhe në dimensionin e tretë.
Një avion luftarak mund të shihet edhe si simbol, që forcon moralin e ushtrisë. Ata konsiderohen edhe si një gur i rëndësishëm shahu në strategjinë e një lufte sipas motos: vetëm pasja e tyre mjafton për ta bërë armikun që të mendohet mirë./DW