Vullkani në Malin Semeru të Indonezisë ka shpërthyer, duke nxitur evakuimin e banorëve në ishullin kryesor të vendit, Java.

 

Autoritetet kanë ngritur nivelin e paralajmërimit nga vullkani në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti vullkanik është përshkallëzuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, por pothuajse 2.000 persona janë evakuuar nga zona afër vullkanit.

 

Banorëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të paktën 8 kilometra larg vullkanit, pasi “valë të nxehta” të llavës po vazhdojnë të derdhen nga Semeru.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngritja në nivelin katër të rrezikut nënkupton se shtëpitë e banorëve janë në rrezik, tha një zëdhënës i Qendrës së Vullkanologjisë dhe Gjeologjisë së Indonezisë.

 

Për shkak të shiut dhe hirit vullkanik, nga fshatrat përreth janë evakuuar 1.969 persona, tha Agjencia Kombëtare për Fatkeqësi e Indonezisë. Kjo agjenci tha se të paktën gjashtë fshatra janë prekur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas shpërthimit të vullkanit, Japonia lëshoi paralajmërim për cunami në ishujt e saj në jug.

 

Vullkani Semeru nisi shpërthimin në orën 02:46, sipas kohës lokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit”, ku ndeshen dy pllaka tektonike dhe vendi shpesh përballet me tërmete dhe ka aktivitet të lartë vullkanik.

 

Semeru – i njohur edhe si Mali i Madh – është vullkani më i lartë në Java, pasi gjendet në 3.676 metra lartësi dhe është një prej vullkaneve më aktiv. Vitin e kaluar ky vullkan shpërtheu, duke lënë të vdekur të paktën 50 persona./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";