
Europol së bashku me autoritetet gjermane dhe ato belge kanë vënë në pranga 17 anëtarë të një grupi kriminal shqiptarësh të përfshirë në trafikun e drogave të forta dhe pastrimin e parave në të gjithë Europën.
Në kuandër të operacionit ku morën pjesë mbi 300 oficerë u kryen bastisje në 21 banesa.
Advertisement
Si rezultat, u gjet një ambient ku kultivohej kabanisi, 15 kg hashash, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë. Gjithashtu u sekuestruan 13 automjete, 3 armë zjarri dhe mbi 700 mije euro cash.
Hetuesit zbuluan se droga transportohej fillimisht përmes kontejnerëve në belgjikë e më pas me automjete të vogla drejt gjermanisë dhe vendeve të tjera në të gjithë Europën.
Advertisement