Evropa po përballet me epideminë të keqe të gripit të shpendëve. Kështu e ka Instituti Federal i Kërkimit gjerman për shëndetin e kafshëve. “Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër”, vënë në pah raportet e institutit.
Vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali. Rastet janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.
Ndërsa në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit.
Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";