Ndërsa disa vende në Europë kanë rikthyer kufizimet e pjesshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, e qeveritë e vendeve të tjera po e marrin në konsideratë një hap të tillë, qindra mijëra britanikë janë mbledhur në Londër kundër këtyre rregullave.
Protestuesit kundërshtojnë respektimin e distancimit social, përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe vaksinimin e detyrushëm.
Ata kanë bllokuar sheshet kryesore, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.
Ende nuk dihet numri i të arrestuarve, por situate po shkon drejt tensionimit.
Britania e Madhe e cila ka regjistruar një rritje të rasteve të reja të të infektuarve, ka vendosur ndalimin e grumbullimit të më shumë se 6 personave në Angli, Skoci dhe Ëells. Ata që nuk u binden këtij urdhëri, rrezikojnë dënimin me nga 100 deri në 3200 paund.
Mijëra protestues janë mbledhur këtë të shtunë edhe në Madrid kundër vendimit mbi kufizimet e reja për lëvizjen e qytetarëve në 37 zona të vendit.
Demonstruesit brohorasin për liri, ndërsa mbajnë postera ku shkruhet mbi refuzimin e masave.
Madrid ii cili është aktualisht vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë Europën, njoftoi vendosjen e kufizimeve kryesisht në zonat më të varfëra, por banorët shprehen se një vendim i tillë do të kërcënojë seriozisht ekonominë e tyre, për të dytën herë brenda vitit.
The post Europa kundër izolimit të ri/ Mijëra protestojnë në Angli dhe Spanjë appeared first on Vizion Plus.