Shkollat në të gjithë Europën po rihapen, ndërsa qeveritë insistojnë që nxënësit të kthehen në klasa, pas disa muajsh mësimi online për shkak të pandemisë së koronavirusit.
E ndërsa mbajtja e maskës në klasa është kundërshtuar gjerësisht, disa institucione kanë përshtatur ndarëse plastike në banka dhe masa të tjera të distancimit dhe higjienës duke shmangur përdorimin e saj.
Në Angli shkollat u rihapën me faza nga data 1 qershor, ndërsa klasat janë ndarë në grupe të vogla të ashtuquajtura ‘flluska’. Ruajtja e distancës fizike është prioritet, ndërsa mbajtja e maskës është e detyruar vetëm për nxënësit e shkollave të mesme në vendet me rrezik të shtuar infeksioni. E njëjta situatë edhe në Gjermani, ku ka patur reagime të ashpra nga prindërit dhe mjekët për mbajtjen e maskës.
Shkollat janë rihapur që nga fillimi i muajit gusht, por vijon pjesërisht edhe mësimi online.
Shkollat fillore dhe të mesme holandeze filluan rihapjen në faza në muajin gusht. As nxënësit dhe as mësuesit nuk janë të detyruar të mbajnë maska. E njëjta situatë edhe në Norvegji, ku shkollat u rihapën gradualisht nga 27 prilli. Të mësuarit në internet nuk është më një mundësi. Shokët e klasës rrinë së bashku dhe nuk përzihen në shkollë me anëtarët e grupeve të tjera. Gjatë pushimeve, secilës klasë i caktohet një zonë e ndryshme e sheshit të lojërave. Koha e pushimit është gjithashtu e shkallëzuar. Fëmijët me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen për Covid-19.
Ndërsa shkollat suedeze qëndruan të hapura gjatë tetë muajve të pandemisë, përveç pushimeve të verës. Autoritetet lokale vendosin se si të trajtojnë shpërthimet e mundshme, duke përfshirë mundësinë e mbylljes së shkollave individuale. Çdo shkollë është përgjegjëse për ndjekjen e udhëzimeve për distancën fizike dhe higjienën. Maskat nuk janë të detyrueshme.
Vetëm në Francë, maska është e detyrueshme vetëm për nxënësit mbi 11 vjeç, në mjediset e brendshme. Në shkollat fillore, klasat do të ndahen në grupe me nga 8 deri në 15 nxënës dhe orët e mësimit do të shkurtohen.
The post Europa kthen nxënësit në shkolla/ Shumë vende nuk detyrojnë mbajtjen e maskës appeared first on Vizion Plus.