Europa e ndarë për refugjatët afganë: Shqipëria i pret, Austria nuk i pranon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa e ndarë për refugjatët afganë: Shqipëria i pret, Austria nuk i pranon

Me përkeqësimin e shpejtë të situatës në Afganistan (talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul), problemi i refugjatëve të detyruar të largohen nga vendi i tyre, po shfaqet përsëri: si për ata që janë tashmë në Evropë – dhe presin njohjen e tyre për të drejtën për azil, ashtu edhe ata që pritet të ikin në Perëndim në javët e ardhshme.

Në zonën e aeroportit të Kabulit, mijëra njerëz po grumbullohen në kërkim të një rruge arratisjeje. E njëjta gjë po ndodh në kufijtë me Iranin dhe Taxhikistanin.

Sa i përket Evropës, diplomacitë aktualisht janë të ndara. Austria, për shembull, mban qëndrimin e saj të ashpër në lidhje me riatdhesimin e emigrantëve afganë dhe azilkërkuesve pavarësisht përparimit të talebanëve.

Kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Advertisement

“Ata që kanë nevojë për mbrojtje, duhet ta marrin atë sa më afër vendit të tyre të origjinës”, – tha ministri.

“Një ndalim i përgjithshëm i dëbimit është një faktor tërheqës për emigracionin e paligjshëm dhe vetëm nxit aktivitetin e kontrabandistëve dhe krimit të organizuar”.

Austria ishte një nga gjashtë vendet e BE-së që këmbënguli javën e kaluar në të drejtën e tyre për të dëbuar me dhunë azilkërkuesit afganë të larguar nga vendi i tyre.

Tre nga këto shtete anëtare – Danimarka, Gjermania dhe Holanda – më pas ndryshuan qëndrimin e tyre për këtë gjë, duke bllokuar kthimet.

Advertisement

E përditshmja austriake “Osterreich” publikoi një sondazh opinioni, sipas të cilit deri në 90 përqind e të intervistuarve mbështesin linjën e qeverisë për dëbimet.

“Një linjë e ndjekur ndryshe nga qeveria shqiptare, një vend për shumë vite në qendër të lëvizjeve migratore dhe e cila vetëm 30 vjet më parë përjetoi një emigrim masiv të banorëve të saj drejt brigjeve italiane”, – shkruan gazeta italiane “Corriere della Sera”.

Kryeministri Edi Rama, shprehu gatishmërinë e tij për të mirëpritur disa qindra refugjatë nga Afganistani “sepse ata u bashkuan me NATO-n dhe ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës dhe tani ata rrezikojnë të masakrohen si kafshë nga talebanët”.

Rama bëri të ditur se i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë nga SHBA-të, sepse “ne jemi aleatë të vjetër të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur na duhen për problemet tona”.

Advertisement

Qeveritë e tjera evropiane, përfshirë edhe atë italiane, kanë garantuar emigracionin jo vetëm të bashkatdhetarëve të tyre, por edhe të qytetarëve afganë që kanë bashkëpunuar me ta në këto njëzet vjet.

Uashingtoni i kishte kërkuar Shqipërisë anëtare të NATO-s, që të shërbente si një “vend tranzit” për “një numër emigrantësh politikë afganë që kanë Shtetet e Bashkuara si destinacionin e tyre përfundimtar.

Uashingtoni ka kërkuar edhe nga Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani që të pranonin mijëra aplikantë, por diskutimet kanë bërë pak përparim në këtë drejtim.

Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar, e cila pret një bazë të madhe ushtarake amerikane është afër përfundimit.

Advertisement

Nga ana tjetër, SHBA-të po ndërmarrin një seri hapash për të siguruar Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” dhe për të mundësuar largimin e sigurt të personelit amerikan dhe aleatëve nga Afganistani nëpërmjet fluturimeve civile dhe ushtarake.

Gjatë 48 orëve të ardhshme, sipas diplomacisë amerikane do të jetë zgjeruar prania e trupave amerikane të sigurisë në gati 6,000 trupa, me një mision të fokusuar vetëm në lehtësimin e këtyre përpjekjeve.

Afganët që kanë kaluar kontrollin e sigurisë do të transferohen drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara. Pjesa tjetër rreth 88 mijë do të shpërndahen në vendet mikpritëse.

Deri tani gadishmërinë për të strehuar përkohësisht refugjatët politikë afganë që kërkojnë hyrje në Shtetet e Bashkuara kryesisht përkthyes dhe ndihmës të tjerë të ushtrisë amerikane dhe familjare të tyre e kanë shprehur qeveria kanadeze ajo shqiptare dhe e Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy