“Euro 2024”, disa orë para ndeshjes Gjermani-Skoci, gjendet çanta e dyshimtë në zonën e tifozëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Euro 2024”, disa orë para ndeshjes Gjermani-Skoci, gjendet çanta e dyshimtë në zonën e tifozëve

Një çantë shpine e dyshimtë alarmoi autoritetet në Berlin. Mediat shkruajnë se çanta u gjet në zonën e tifozëve në Scheidemannstrasse, teksa vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja debutese e “Euro 2024.

Zona u evakuua dhe autoritetet me qen të trajnuar posaçërisht po kontrollojnë çantën e shpinës. Në të njëjtën kohë, u arrestua edhe personi që la çantën e shpinës në zonën e tifozëve.

Kampionati europian i futbollit nis mbrëmjen e sotme me ndeshjen Gjermani-Skoci.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy