Një grua me ngjyrë, shtatëmuajshe shtatzënë është shtrirë në tokë nga tre roje hekurudhore në një stacion treni në Paris të Francës.
“Lirojeni, ajo është shtatzënë”, bërtiti partneri i saj, ndërsa oficerët e vendosën atë në tokë.
Sipas mediave të huaja, arrestimi i saj nga agjentët e kompanisë në Francë, ka nxitur reagime në kryeqytet, derisa vendi është në protesta për shkak të brutalitetit të policisë.
Advertisement
Lidhur me këtë rast, oficerët kishin thënë se gruaja i kishte pështyrë dhe refuzonte të mbante maskën, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.