Të bjerë shi është një gjë normale. E tillë konsiderohet edhe kur bie breshër edhe pse më rrallë. Mirëpo breshër në formën e koronavirusit për meksikanët do të thotë se është një shenjë nga Zoti për të qëndruar në shtëpi.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Montemorelos të Meksikës. Mësohet se në këtë zonë kanë rënë sasi të mëdha breshëri dhe akulli kishte formën e koronavirusit.

Kjo ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale, ku një pjesë e konsideron këtë si një “ogur të zi”. Ekspertët kanë shpjeguar se kjo është një gjë e zakonshme megjithatë një pjesë e njerëzve e kanë interpretuar ndryshe.

“Ditën e djeshme Zot na dërgoi breshër koronavirusi për të na kujtuar që duhet të qëndrojmë në shtëpi”, shkruante një komentues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Meksikë ka mbi 50 mijë raste dhe rreth 5300 viktima nga Covid-19.