Një gjykatë në Moskë ka lënë në fuqi urdhrin e arrestit që ka lëshuar më herët për Yulia Navalnay, e veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny.

Yulia Navalnay e cila jeton jashtë vendit, është akuzuar për bashkim me një “grup ekstremist” dhe një gjykatë në Moskë vendosi të lëshojë urdhrin e arrestit, që do të thotë se ajo do të arrestohet nëse shkel në tokën ruse.

Navalny është zotuar të marrë hak për burrin e saj të ndjerë, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rrethit Arktik në shkurt.

Organizatat e Navalny u etiketuan “ekstremiste” dhe u ndaluan në vitin 2021 nga drejtësia ruse. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij u dënuan më pas me burg./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";