Ukraina ka paralajmëruar se Rusia “gati ka përfunduar” ndërtimin e forcave që mund të përdoren për një ofensivë kundër vendit.
Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Rusia tani ka vendosur më shumë se 127.000 trupa në rajon.
Advertisement
Inteligjenca ushtarake ukrainase tha se Rusia ka dislokuar trupa nga rajonet e saj qendrore dhe lindore në kufirin e saj perëndimor “në baza të përhershme”. Në fund të dhjetorit dhe në janar, Rusia ka lëvizur “bazën e municioneve, spitalet në terren dhe shërbimet e sigurisë” në kufi, ku sipas Ukrainës “konfirmon përgatitjen për operacione sulmuese”.
Ukraina beson se Rusia “po përpiqet dobësojë gjithashtu Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.
Advertisement