Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i konsideron sulmet në drejtim të Turqisë si tregues për arritjet e vendit në prodhim, tenknologji, industrinë e mbrojtjes etj.

Sipas Erdogan, Turqia e njeh potencialin e saj dhe sipas tij ka fuqinë që të “grisë hartat që po i imponohen”.

“Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj. Do ta kuptojnë këtë ose me gjuhën e politikës dhe diplomacisë ose me përvojat e hidhura që do përjetojnë në terren. Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë. Nëse ata nuk kuptojnë politikisht do ta provojnë me dhimbje në fushën e betejës”, paralajmëroi udhëheqësi turk gjatë fjalës së tij gjatë inaugurimit të një spitali.

The post Erdogan: Turqia ka fuqinë ekonomike e ushtarake që të grisë hartat që i imponohen appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";