Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan iu ka bërë thirrje qytetarëve turq që të refuzojnë blerjen e mallrave franceze.

Gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të hënë në Ankara, lideri turk reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj muslimanëve dhe Islamit. Kjo vjen pasi një mësues u vra për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed.

Samuel Paty iu pre koka në 16 tetor nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov. “Franca nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”, tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Macron bëri thirrje për një luftë kundër separatizmit islamik, për të cilin ai tha se kërcënonte të merrte kontrollin e disa komuniteteve muslimane në të gjithë Francën.