Udhëheqësi turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Ankaraja do të mbrojë plotësisht të drejtat e saj legjitime, duke theksuar se forcat turke të sigurisë nuk hezitojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e njerëzve brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë ceremonisë së dhënies së Medaljes Shtetërore të Meritës, e cila iu dha familjeve të dëshmorëve turq, Erdogan deklaroi: “Të gjithë e kanë kuptuar se retorika e kërcënimeve nuk ndihmon dhe se Turqia nuk është një vend që pranon shantazhi”.
Mes të tjerash, Erdogan nënvizoi se vendi do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
The post Erdogan: Të gjithë e kuptuan që Turqia nuk i pranon kërcënimet appeared first on Vizion Plus.
Advertisement