Erdogan shpall datën e zgjedhjeve në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.

 

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë, e bëri njoftimin gjatë një konference rinore të shtunën, në provincën veriperëndimore të Bursës. Video e ngjarjes u publikua të dielën, më 23 janar.

Advertisement

 

 

“Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha presidenti turk.

 

Advertisement

 

Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003 – fillimisht si kryeministër, dhe si president që nga viti 2014 – përballet me zgjedhjet më sfiduese për të deri tani.

 

 

Advertisement

Ai kandidon në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.

 

 

Opozita ka fajësuar Erdoganin për rënien ekonomike të Turqisë, për shkeljen e të drejtave dhe lirive civile, duke thënë se thënë se në dekadën e dytë në pushtet, ai ka shfaqur qëndrim autoritar.

Advertisement

 

 

Erdogan, 68 vjeç, prezantoi një sistem qeverisjeje në vitin 2018 që shfuqizoi zyrën e kryeministrit dhe përqendroi shumicën e pushteteve në duart e presidentit. Pozita e presidentit në Turqi, deri në atë vit, ishte kryesisht ceremoniale.

 

Advertisement

 

Sipas sistemit të ri, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen në të njëjtën ditë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy