Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të enjten se ishte e papranueshme që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca të kërkojnë nga Azerbajxhani dhe Armenia që të ndërpresin menjëherë armiqësitë në konfliktin e tyre mbi rajonin e Malësisë së Karabakut që u ndez në fillim të kësaj jave.
Erdogan gjithashtu përsëriti se Armenia duhet të tërhiqet nga Nago-Karabaku, nëse do të ketë një paqe të qëndrueshme në rajonin ku aleati i Turqisë, Azerbajxhani, dhe forcat etnike armene janë përplasur për pesë ditë.
Në një deklaratë të përbashkët, Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Donald Trump theksuan se udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit duhet të rinisin bisedimet paqësore.
“Ne pikëllohemi për viktimat dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve”, u tha në deklaratë.
The post Erdogan: SHBA, Rusia dhe Franca nuk duhet të përfshihen në konfliktin azero-armen appeared first on Vizion Plus.