![Erdogan: Së shpejti do t’i ofrojmë njerëzimit vaksinën kundër Covid “Turkovac”](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/08/erdogan-300x172.jpg)
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “nacionalizmi i vazhdueshëm i vaksinave, në një kohë kur dhjetëra miliona njerëz janë të shtrënguar nga virusi, është turp për njerëzimin”, raporton Anadolu Agency.
Në adresimin e tij në seancën e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), presidenti Erdoğan njoftoi se vendi i tij së shpejti do të vërë në dispozicion të njerëzimit vaksinën e saj ‘Turkovac’ të prodhuar në vend kundër virusit COVID-19.
“Unë do të doja të informoja se ne do të ofrojmë në të ardhmen e afërt vaksinën tonë kombëtare, “Turkovac”, në të mirë të të gjitë njerëzimit”, tha presidenti Erdogan.
Advertisement