Udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdogan deklaron se roli dhe pozicioni i Bashkimit Evropian në konfiktim mes Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor është një provë sinqeriteti nga perspektiva e ligjit ndërkombëtare dhe paqes në rajon.
Presidenti Erdogan i tha presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel se provokimet e politikanëve evropianë nuk do të ndihmojnë në arritjen e një zgjidhjeje.
“Erdogan iu ka kërkuar institucioneve të BE dhe vendeve anëtare që të qëndrojnë të drejtë, të paanshëm dhe objektiv ndaj të gjitha çështjeve rajonale, në veçanti ndaj Mesdheut Lindor” thuhet në deklaratën e zyrës së Erdogan.
Turqia dhe Greqia janë në mosmarrëveshje rreth rezervave të gazit natyror në nëndetin mesdhetare lindor dhe sovranitetit mbi ato ujra.
The post Erdogan: Pozicioni i BE-së në Mesdheun Lindor, provë sinqeriteti appeared first on Vizion Plus.