Erdogan nuk tërhiqet: Normat e interesit do jenë të ulëta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan nuk tërhiqet: Normat e interesit do jenë të ulëta

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij kundër normave të larta të interesit edhe pse valuta e vendit, në muajt e fundit ra në vlerat më të ulëta në histori në krahasim me dollarin amerikan dhe euron.

 

Çmimet për konsumatorët janë rritur e si rrjedhojë familjet kanë vështirësi të blejnë ushqim dhe mallra të tjera.

 

Advertisement

Lira turke ka humbur rreth 45 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit, duke u bërë një nga valutat me performancën më të ulët.

 

RECEP TAYYIP ERDOGAN

PRESIDENT I TURQISE

Advertisement

“Normat e paqëndrueshme të këmbimit valutor dhe të inflacionit do të stabilizohen së shpejti. Tajip Erdogan tha dje norma të ulëta interesi, sot thotë norma të ulëta interesi dhe nesër do të thotë norma të ulëta interesi. Nuk do të bëj kurrë kompromis për këtë, sepse normat e interesit janë një sëmundje që i bën të pasurit edhe më të pasur dhe të varfrit edhe më të varfër.”

 

Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur koston e huazimit të parave në 4 përqind që nga muaji shtator, edhe pse inflacioni u rrit me rreth 20 për qind.

 

Advertisement

Ulja e normave ka rritur shqetësimet mbi pavarësinë e Bankës Qendrore, ndërsa politikat jo të zakonshme monetare të shtetit me rreth 83 milionë banorë, i kanë frikësuar investitorët e huaj, që po i heqin asetet turke.

 

Në anën tjetër, qytetarët turq po nxitojnë të këmbejnë kursimet e tyre në valuta të huaja dhe në ar, që t’i mbrojnë ato nga inflacioni në rritje.

 

Advertisement

Lira e zhvleftësuar i ka rritur çmimet, duke bërë që importet, derivatet dhe mallrat e përditshme të jenë më të shtrenjta, pasi Turqia varet nga importi i lëndës së parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy