Erdogan nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Finlandës dhe Suedisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha gazetarëve se ai ende synon që të bllokojë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

 

Erdogan tha se takimet e zhvilluara gjatë kësaj jave me delegacionet e këtyre dy shteteve nuk ishin “në nivelin e pritshëm”, duke theksuar se nuk është ndërmarrë asnjë hap për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Turqia.

 

Advertisement

“Për aq kohë sa Tayyip Erdogan të jetë në krye të Republikës së Turqisë, ne nuk mund të themi ‘po’ për anëtarësimin në NATO të shteteve që mbështesin terrorizmin”, tha Erdogan për gazetarët të shtunën.

 

Turqia po kundërshton aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për NATO duke argumentuar se këto dy shtete strehojnë persona që janë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia e konsideron organizatë terroriste. Por, po ashtu Ankaraja ka thënë se këto shtete më 2019 kanë ndaluar eksportet e armëve për në Turqi.

 

Advertisement

“Ata nuk janë të sinqertë. Ne nuk mund të përsërisim gabimin që kemi bërë në të kaluarën sa i përket shteteve në NATO që mbështesin terroristë të tillë, pas NATO është organizatë e sigurisë”, tha ai.

 

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se e dënojnë terrorizimin dhe kanë mirëpritur mundësinë që për këtë çështje të koordinohen me Ankaranë.

 

Advertisement

Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s duhet të votojnë për në mënyrë që këto dy shtete nordike të bëhen pjesë e aleancës. Helsinki dhe Stokholmi aplikuan për në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

 

Turqia, që ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë, ka thënë se nuk do të lejojë anëtarësimin e tyre në aleancë nëse nuk ndërmerren disa hapa, përfshirë edhe heqjen e kufizimeve për shitjen e armëve te Ankaraja.

 

Advertisement

Erdogan shtoi se më 30 maj do të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Rusisë dhe Ukrainës./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy