Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj kërkesave të Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, derisa ato të ndërmarrin hapa të qartë, konkretë dhe vendimtarë në luftën e tyre kundër terrorizmit.

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), presidenti Erdogan tha se Turqia nuk do të mbështesë kërkesën për anëtarësim në NATO të Suedisë, përderisa organizatat terroriste veprojnë lirshëm në rrugët suedeze.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 18 maj, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, një vendim i nxitur nga lufta ruse në Ukrainë, që filloi më 24 shkurt.

 

Por, Turqia, një anëtare e hershme e aleancës ka shprehur kundërshtime lidhur me aplikimet e tyre për anëtarësim, duke kritikuar të dy vendet për mbështetje të grupeve terroriste si PKK dhe FETO. Pranimi i tyre si anëtare kërkon miratimin unanim të 30 vendeve anëtare të NATO-s.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund të muajit maj, Turqia organizoi në Ankara konsultime me delegacionet suedeze dhe finlandeze për të diskutuar aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO. Presidenti turk, Erdogan tha se takimet nuk ishin në “nivelin e dëshiruar”.