Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe ai rus i Vladimir Putin zhvilluan këtë të shtunë një bisedë telefonike. Mediat turke bëjnë me dije se Erdogan i ka thënë homologut rus se ashtu si për marrëveshjen e grurit, Ankaraja është e gatshme të luajë një rol lehtësues edhe për termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Nga ana tjetër, zyra e shtypit e Kremlinit njoftoi se dy liderët kishin diskutuar edhe për marrëveshjen e grurit të Stambollit të 22 korrikut, por edhe për rolin e Rusisë në lehtësimin e vizitës së inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në centralin bërthamor në Zaporizhia.

Gjithashtu pjesë e bisedës mes dy udhëheqësve ka qenë vazhdimi i projektit për termocentralin bërthamor Akuju, i cili është në ndërtim e sipër në Mersin dhe po ngrihet me asistimin e Rusisë. Centrali pritet të jetë funksional vitin e ardhshëm.

Në fund presidenti turk i ka shprehur ngushëllimet presidentit Putin për humbjen e ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili u nda nga jeta 2 ditë më parë. Homazhet për Gorbaçov u zhvilluan në pallatin e Sindikatave por pa ceremoni shtetërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";