Erdogan: Muret që kemi ngritur do të ndalojnë hyrjet e paligjshme në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: Muret që kemi ngritur do të ndalojnë hyrjet e paligjshme në Turqi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan iu drejtua forcave turke në kufi me Iranin dhe tha se terrorizmi i gënjeshtrave që përhapet në Turqi duhet të ndalet, raporton Anadolu Agency.

Presidenti i Turqisë Erdoğan pati një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes Akar i cili kryeson delegacionin e kreut ushtarak në vizitë të forcave në kufi me Iranin.

Akar e informoi Erdoğan-in mbi situatën në terren, kurse presidenti turk, duke iu drejtuar njësive kufitare turke, tha se Turqia po përballet me sfida të mëdha, përfshirë përmbytjet dhe zjarret në pyje.

Advertisement

“Së bashku me gjithë këtë, në skenë është shfaqur dhe një problem që shkaktohet nga thashethemet. Unë jam i bindur se ju do ta zgjidhni këtë problem të përhapjes së thashethemeve. Kjo duhet kapërcyer pasi në Turqi po përhapet terrorizmi i gënjeshtrave”, tha Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu tha se ngritja e mureve në kufirin me Iranin do të parandalojë hyrjen ilegale në Turqi.

“Muret në kufi janë muret tona të sigurisë. Kjo do të zvogëlojë barrën e ushtrisë dhe policisë sonë”, deklaroi Erdoğan./AA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy