Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për krime lufte në Gazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për krime lufte në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë të martën sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës nga gjykatat ndërkombëtare për “kryejnë e krimeve të luftës” në Rripin e Gazës, tha Presidenca turke.

 

Izraeli e ka kryer një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 15.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

 

Advertisement

Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi luftëtarët e grupit radikal e kryen një sulm tronditës në Izrael më 7 tetor, ku i vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.

 

Ofensiva e Izraelit në Gazë është ndërprerë përkohësisht të premten, për herë të parë prej 7 tetorit, pas një marrëveshjeje për armëpushim që pritet të skadojë të mërkurën.

Gjatë një bisede telefonike para takimit të Këshillit të Sigurimit për Gazën të planifikuar për të mërkurën, Erdogani dhe Guterres biseduan “për pritjet e komunitetet ndërkombëtar në lidhje me sulmet e jashtëligjshme të Izraelit”, për qasjen në ndihma humanitare në Gazë dhe për përpjekjet për një paqe afatgjate, tha Presidenca turke.

Advertisement

 

“Presidenti Erdogan tha gjatë bisedës telefonike se Izraeli po vazhdon paturpësisht t’i shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe ligjin humanitar ndërkombëtar duke e shikuar në sy komitetin ndërkombëtar dhe se duhet të mbahet përgjegjës për krimet që i ka kryer para ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

 

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Advertisement

 

Turqia e ka kritikuar ashpër luftën e Izraelit në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të mundësuar mbajtjen e bisedimeve për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit të gjerë izraelito-palestinez.

 

Erdogani i ka quajtur gjenocid sulmet e Izraelit në Gazë. Izraeli i ka mohuar akuzat dhe thotë se lufta e tij në Gazë është vetëmbrojtje kundër një armiku të përbetuar për shkatërrimin e tij.

Advertisement

 

Turqia, po ashtu, i ka pritur pjesëtarët e Hamasit, të cilin se cilëson grup terrorist. Ajo e ka akuzuar edhe Perëndimin, përjashtuar Spanjën dhe Belgjikën, se për bashkëfajësi për shkak të mbështetjes së tyre për Izraelin./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy