Erdogan dhe Putin disktuojnë ndërtimin e një centrali bërthamor në Detin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan dhe Putin disktuojnë ndërtimin e një centrali bërthamor në Detin e Zi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin se Ankaraja mund të ndihmojë në vendosjen e bazave për përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Raportohet se Erdogan tha po ashtu se një paqe e drejtë që i shërben të dyja palëve është e mundur, tha ai.

Në takimin “kokë më kokë” mes dy liderëve në margjinat e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Astana të Kazakistanit, ata diskutuan gjithashtu luftën në Gaza dhe mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Erdogan ftoi gjithashtu Putinin të vizitojë Turqinë dhe presidenti rus e pranoi ftesën gjatë takimit të tyre. Putin tha në deklaratat televizive se Rusia dhe Turqia po zbatojnë projekte strategjike së bashku.

Gjithashtu, Erdogan tha se të dy do të ndërmarrin hapa të rëndësishëm, veçanërisht në projektet e centraleve bërthamore pasi diskutuan gjithashtu një plan për të ndërtuar një central bërthamor në mes të Detit të Zi në qytetin e Sinopit.

Advertisement

Dhe siç tha Putin, marrëdhëniet ruso-turke po zhvillohen pavarësisht të gjitha sfidave.

“Ka pasur një rënie të vëllimit tregtar në muajt e fundit, por vëllimi ynë vjetor i tregtisë është 55 miliardë dollarë. Ne i zbatojmë projektet tona në mënyrë të planifikuar. Ne do të diskutojmë qëllimet tona të ardhshme (për të përmirësuar marrëdhëniet). Jemi në kontakt të ngushtë”, theksoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy