Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i cilësoi të papranueshme dhe kërcënim për stabilitetin sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

 

“Unë do të doja të filloja duke thënë se ne e konsiderojmë veprimin ushtarak të papranueshëm dhe e refuzojmë atë. Ky hap, të cilin ne e shohim si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit. Ne jemi në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe sociale me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i shohim si vende mike, dhe sinqerisht na vjen keq që Rusia dhe Ukraina u përballën në këtë mënyrë. Sapo fola me zotin Zelenskyy dhe përsërita mbështetjen e Turqisë në luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial, ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë për të gjithë që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht për vëllezërit dhe motrat tona tanë në rajon”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";