Identifikohet shtetasi shqiptar që u arrestua një ditë më parë në një shtëpi “bari” në Angli.
Flamur Shera u kap në flagrancë brenda një banese ku ishin mbjellë disa rrënjë kanabisi.
Shtepia ku ishte mbjellë lënda narkotike ishte e pajisur me ventilatorë, transformatorë dhe një sistem vaditjeje.
45-vjecari u dënua me 12 muaj burg ndërsa në dëshminë e tij para hetuesve deklaroi se kishte shkuar në Angli si turist në korrik të këtij viti dhe se ishte mashtruar nga një shtetas rumun.
Shtetasi shqiptari tha se rumuni i kishte dhënë atij një kredi prej 1000 £ si paradhënie për pagat që do të merrte kur të fillonte një punë në ndërtim.
Mirëpo meqënëse puna nuk u realizua, Sherës iu dha një tjetër detyre që të shlyente borxhin, ajo e punës për rritjen e kanabisit me qëllim shlyerjen e borxhit,.