EPP mbështet Von der Leyen si kandidate për kreun e PE, 400 vota pro dhe 89 kundër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EPP mbështet Von der Leyen si kandidate për kreun e PE, 400 vota pro dhe 89 kundër

Ursula von der Leyen u emërua sot zyrtarisht nga familja e saj politike konservatore, Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila u mblodh në Bukuresht, si kandidate për një mandat të dytë pesëvjeçar si presidente e Komisionit Evropian.

Von der Leyen u mbështet gjerësisht nga anëtarët e pranishëm (400 vota pro, 89 kundër), njoftoi një zëdhënëse e PPE nga podiumi pas përfundimit të votimit. Presidenca e Komisionit Evropian do të vendoset pas zgjedhjeve evropiane në qershor.

Duke folur në konferencën e EPP në Bukuresht, Von der Leyen përmendi luftën në Ukrainë, krizën destabilizuese të Gazës në Lindjen e Mesme dhe rritjen e Kinës si sfida me të cilat përballet BE-ja 27-anëtare prej 450 milionë banorësh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy